Ministria e Financave ka njoftuar se më 30 qershor do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2026.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet pesëvjeçar në vlerë prej 25 milionë eurosh.
Sipas ministrisë, investimi në këto obligacione është i garantuar me ligj, ndërsa interesi i përfituar mbetet i pandryshueshëm gjatë gjithë periudhës së maturimit dhe është i liruar nga tatimi. Për pjesëmarrje në ankand, qytetarët dhe investitorët mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.




