Pas një pritjeje të gjatë, kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që çon drejt Ujëvara e Mirushës, një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend.
Punimet po realizohen nga Benita Company, e cila ka filluar aktivitetet në terren për zbatimin e projektit.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të lehtësojë qasjen e vizitorëve dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në zonën e Mirushës.




