Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Financial Times, ka mohuar akuzat e protestuesve se është i përfshirë në korrupsion apo se vepron si “Kumbari” i Shqipërisë.
Ai tha se i takon akuzuesve të provojnë pretendimet dhe jo atij të dëshmojë të kundërtën. Rama mbrojti projektin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri, duke e cilësuar si investim të ligjshëm dhe mundësi të rëndësishme për vendin.
Sipas tij, Shqipëria po lufton korrupsionin më shumë se më parë dhe pretendimet për ekonomi të bazuar në pastrim parash janë të ekzagjeruara. Ai shtoi se investimi do të vazhdojë pavarësisht protestave.




