Këngëtari Butrint Imeri ka njoftuar për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, duke ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale.
Ai ka shprehur mirënjohje për dashurinë dhe kujtimet e përbashkëta, duke e përshkruar gjyshen si një figurë që i ka mësuar dashurinë dhe mirësinë.
“Gjyshja jem, ti m’ke msu se çka o dashnia e pastër edhe mirësia… Do të më mungosh për jetë”, ka shkruar ai, duke i uruar prehje të qetë.
Postimi i tij ka marrë shumë reagime ngushëllimi nga fansat dhe miqtë e artistit.




