Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për tregtinë e jashtme për muajin maj 2026, ku deficiti tregtar ka arritur në 544.4 milionë euro, duke shënuar rritje prej 4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, eksportet kanë arritur në 94.1 milionë euro, ndërsa importet në 638.6 milionë euro, me një mbulim të importeve nga eksportet prej 14.7%.
Raporti tregon rritje si të eksporteve ashtu edhe të importeve, ndërsa deficiti mbetet në nivel të lartë për ekonominë e vendit./EO/




