Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar Ramën si një nga zërat më të fortë në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës në procesin në Hagë.
Thaçi ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Ramës, duke thënë se ai ka qëndruar në anën e së vërtetës kur të tjerët kanë zgjedhur heshtjen.




