Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit dhe protestave në Shqipëri, duke bërë thirrje për maturi, përgjegjësi dhe ruajtje të stabilitetit demokratik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar se protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri janë çështje të brendshme që duhet të trajtohen nga institucionet demokratike dhe mekanizmat kushtetues të shtetit shqiptar.
Ai ka vlerësuar rolin e Shqipërisë për shqiptarët kudo që jetojnë, duke përmendur anëtarësimin e saj në NATO, procesin e integrimit evropian dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare.
Sipas Hoxhajt, përçarjet dhe tensionet politike nuk i shërbejnë interesave kombëtare, ndërsa ka theksuar se një Shqipëri e qëndrueshme, demokratike dhe euroatlantike është në interes të të gjithë shqiptarëve.




