Qeveria e Irlandës ka vendosur të zgjasë pjesëmarrjen e Forcave të Mbrojtjes në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) edhe për 12 muaj të tjerë.
Ministrja e Mbrojtjes, Helen McEntee, tha se KFOR-i mbetet një mision i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, ndërsa ka vlerësuar kontributin e ushtarëve irlandezë që nga viti 1999.
Aktualisht, një kontingjent i Forcave të Mbrojtjes të Irlandës shërben në shtabin e KFOR-it në Prishtinë në pozita të ndryshme ushtarake.




