Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.
Ai tha se AAK nuk synon të bëhet “patericë politike” e asnjë subjekti dhe nuk e sheh të arsyeshme të marrë përgjegjësi qeverisëse në këto rrethana.
“Nuk mendoj që është koha të marrim përgjegjësi qeverisëse apo të bëhemi patericë e një subjekti politik”, u shpreh Lekaj, duke shtuar se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me VV-në në qeveri.
Ai gjithashtu kritikoi LDK-në, duke thënë se qëndrimet e saj për bashkëpunime politike janë të paqarta dhe kontradiktore.




