Ish-diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se Kosova po kalon një periudhë pasigurie politike dhe bllokade institucionale, duke thënë se demokracia po keqpërdoret për arsye partiake dhe zgjedhjet po përsëriten pa kompromis.
Ai theksoi se mungesa e gatishmërisë për kompromis mes partive dhe polarizimi politik po e vështirësojnë funksionimin demokratik të vendit dhe reformat e brendshme.
Sipas tij, Kosova duhet të përmirësojë dialogun politik të brendshëm, të zbatojë marrëveshjet ekzistuese dhe të trajtojë më seriozisht integrimin e komuniteteve, si dhe të forcojë stabilitetin institucional për të avancuar drejt BE-së.




