Ish-komandanti “Topi”, Haxhi Shala, do t’i drejtohet Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë për ripërtëritjen e dokumenteve personale, përfshirë pasaportën, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka miratuar kërkesën për pajisjen me dokumente, por ka refuzuar kërkesën e tij për udhëtim në Shqipëri për pushime verore.
Shala, i cili është liruar me kusht, është i detyruar që dokumentet e reja t’i dorëzojë sërish tek Specialja deri në përfundim të dënimit të tij më 11 dhjetor 2026, për veprën e pengimit të drejtësisë.
Dhomat e Specializuara kanë refuzuar më herët kërkesa të ngjashme për udhëtime jashtë vendit edhe në raste të tjera, duke përmendur rreziqe të mundshme për moszbatim të kushteve të lirimit.




