Reperi Don Xhoni pritet të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri muzikor, një album të plotë që po përgatitet prej muajsh.
Ai prej vitesh ka qenë i pranishëm në skenën muzikore kryesisht me këngë teke dhe bashkëpunime, të cilat shpesh janë kthyer në hite të klubeve.
Ky vit shënon një qasje më të organizuar, pasi artisti ka nisur punën për albumin që nga dhjetori i vitit të kaluar, me publikimin e këngës “Ghetto”, e cila shërbeu si hyrje në këtë projekt.
Sipas informacioneve, puna në studio është drejt përfundimit dhe albumi pritet të publikohet shumë shpejt, duke lënë vetëm detajet e fundit për datën zyrtare të lansimit në platformat digjitale.
Ndryshe nga verat e kaluara me publikime të veçanta, këtë herë Don Xhoni po sjell një projekt të plotë muzikor për publikun.




