Dy zyrtarë policorë dyshohen se janë përfshirë në një përleshje brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes tyre.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka bërë të ditur se të dy policët dyshohen për veprën penale “Sulm”.
Sipas IPK-së, hetimet fillestare tregojnë se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të stacionit policor.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e mosmarrëveshjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
IPK ka theksuar se çdo veprim i zyrtarëve policorë që cenon integritetin dhe profesionalizmin e Policia e Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë.




