Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të përballet sërish me bllokadë institucionale nëse partitë politike nuk gjejnë zgjidhje për formimin e institucioneve.
Ai tha se Aleanca nuk kërkon poste politike apo pjesëmarrje në qeveri, por mbështet zhbllokimin e situatës përmes realizimit të disa prioriteteve që i konsideron jetike për vendin, përfshirë energjinë, ekonominë, bujqësinë dhe infrastrukturën.
Tahiri theksoi se partia e tij nuk do ta bllokojë procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa shtoi se qëndrimi për votimin e një kandidati do të varet nga emri që propozohet. Ai kritikoi gjithashtu qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se Kosova ka nevojë për bashkëpunim politik për të shmangur një krizë të re institucionale./EO/




