Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të afatit për paraqitjen e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, i cili mbyllet sot në orën 12:00.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nëse nuk paraqitet asnjë ankesë, institucioni është i gatshëm të certifikojë rezultatet përfundimtare dhe të përmbyllë këtë fazë të procesit zgjedhor.
Në rast të ankesave, KQZ-ja do të presë vendimet e organeve kompetente dhe më pas do të vazhdojë me procedurat për certifikimin e rezultateve.




