Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në një banesë në Ferizaj. Viktima, F.H., 32 vjeç, u konstatua i vdekur në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
Sipas hetimeve fillestare, viktima dyshohet se ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e një 48-vjeçari, ku ndodheshin edhe bashkëshortja dhe vajza e tij 24-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.




