25 inspektorë të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer një kontroll të paplanifikuar sot në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog.
Sipas raportimeve, inspektimet janë zhvilluar për disa orë me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të udhëhequr në detyrë nga Armend Muja.
Drejtori i fabrikës “Vita”, Artan Spahija, ka deklaruar se inspektimi është zhvilluar pa paralajmërim dhe ka akuzuar autoritetet për veprime të tepruara, duke thënë se një situatë e tillë nuk është parë më parë në vend.
Ai ka pretenduar se inspektorët kanë ushtruar presion ndaj menaxhmentit dhe se kompania është trajtuar në mënyrë të padrejtë, duke kërkuar që çdo veprim të shoqërohet me urdhër të organeve të drejtësisë nëse ka shkelje.
Pas zhvillimeve dhe vendimit të marrë nga vetë kompania, qumështorja “Vita” ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e prodhimit.
Ndërkohë, nga institucionet nuk janë dhënë ende detaje zyrtare për rezultatet e inspektimit.




