Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, ka organizuar një aktivitet për shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Në kuadër të këtij përvjetori, do të mbahet një diskutim me disa nga delegatët e Kuvendit të asaj kohe, të cilët ishin pjesë e miratimit të Deklaratës Kushtetuese.
Aktiviteti organizohet në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë politike të Kosovës, duke rikujtuar rëndësinë e Deklaratës së 2 Korrikut dhe kontributin e delegatëve që morën pjesë në këtë akt historik.




