Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran pas një pauze të gjatë nga projektet televizive.
Ajo ishte shkëputur nga ekrani për t’iu përkushtuar jetës familjare dhe djalit të saj, Aziz, i lindur në mars të vitit 2025.
Atagül bëri të ditur se në sezonin e ri televiziv do të jetë pjesë e një projekti të ri, i cili aktualisht është në fazën e përgatitjes dhe ende nuk janë zbuluar detaje për kastin apo platformën e transmetimit.
Aktorja u shpreh e lumtur për rikthimin, duke thënë se i ka munguar puna në sheshxhirime dhe atmosfera e xhirimeve.
Ajo shtoi se, për shkak të angazhimeve familjare, djali i saj do ta shoqërojë shpesh gjatë xhirimeve, ndërsa produksioni pritet të zbulohet në javët në vijim.




