Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se i është dërguar përgjigjja zyrtare kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me ftesën për takim.
Përmes një postimi, Gjini tha se letra është publikuar për hir të transparencës ndaj qytetarëve, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i njëjtë me atë të 26 qershorit.
“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të ditur se Aleanca nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.




