Një 16-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se sulmoi qytetarë me thikë dhe më pas plagosi një zyrtar policor gjatë tentimit për arrestim.
Sipas Policisë, rasti ndodhi rreth orës 07:50 në sheshin e qytetit. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua më pas në një adresë në fshatin Greme.
Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se sulmoi policët me gurë, mjete të forta dhe thikë, ndërsa hodhi benzinë mbi vete dhe kërcënoi se do t’i sulmonte.
Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në qafë.
I mituri P.GJ dhe nëna e tij D.GJ janë arrestuar. Policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




