Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për muajin maj 2026, të cilat tregojnë rënie të transportit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas ASK-së, gjatë muajit maj janë realizuar 1.099 fluturime, ose 6 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i udhëtarëve ka rënë me 4 për qind, duke arritur në 366.360.
Ndërkohë, transporti hekurudhor ka shënuar rritje të lehtë të numrit të udhëtarëve, ndërsa në sektorin e telekomunikimit është regjistruar rritje e përdoruesve të telefonisë fikse dhe asaj mobile.




