Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë.
Bajrami e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme, duke thënë se ajo përbën fyerje për viktimat e luftës dhe familjet që ende kërkojnë të pagjeturit.
Sipas saj, deklarata tregon se në Serbi ende ka zyrtarë që nuk distancohen nga e kaluara kriminale.
Ajo ka kërkuar reagim të qartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka bërë thirrje që Kosova të ndërmarrë hapa për inicimin e padisë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e pretenduar në Kosovë.




