Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, ku është diskutuar për situatën politike dhe procesin e krijimit të institucioneve të reja.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i institucioneve duhet të përmbyllen pa vonesa të mëtejshme.
Sipas kësaj partie, vazhdimi i bllokadës politike po ndikon në zhvillimin ekonomik dhe interesat e qytetarëve.
PDK ka kërkuar nga subjekti që ka dalë i pari në zgjedhje që të marrë përgjegjësinë për zhbllokimin e procesit institucional, duke theksuar se Kosovës i duhen stabilitet politik dhe institucione funksionale./EO/




