Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar Zejnulla Gashit dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ajo tha se vendimi është marrë pas shqyrtimit të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dokumentacionit përkatës dhe informacioneve nga institucionet kompetente.
Haxhiu i uroi Gashit sukses në detyrë, duke theksuar se pret që ai ta ushtrojë funksionin me integritet, paanshmëri dhe profesionalizëm, me fokus në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.




