Ministri për Familjen dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas tij, bëjnë thirrje për spastrim etnik, duke i krahasuar ato me politikat e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.
Hoti tha se përpjekje të tilla kanë dështuar në Kosovë dhe se Millosheviqi përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare.
Sipas tij, çdo retorikë që nxit spastrim etnik dëshmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e Millosheviqit dhe politikat që sollën luftëra e krime.




