Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Shqipërinë dhe Malin e Zi për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai tha se Kosova duhet të reflektojë, pasi prej tre vitesh aplikimi për statusin e vendit kandidat nuk është shqyrtuar nga BE-ja.
Sipas Hoxhajt, vendi rrezikon të mbetet i fundit në rajon në rrugën drejt integrimit evropian.




