Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 62 aksidente trafiku, prej të cilave një me fatalitet, 22 me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit të trafikut, Policia ka shqiptuar 2.395 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Raporti po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.




