Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje bizneseve që të regjistrojnë me kohë punëtorët e rinj dhe të përditësojnë vazhdimisht të dhënat e punëtorëve ekzistues.
Sipas ATK-së, regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm një obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe garantimin e përfitimeve që u takojnë sipas ligjit.
Institucioni thekson se mbajtja e të dhënave të sakta ndihmon në shmangien e parregullsive, rrit transparencën dhe siguron përmbushjen e obligimeve ligjore nga ana e punëdhënësve.




