Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të deritanishme, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.




