Deputeti Alban Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe funksionale, e jo për zgjedhje të reja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar ata që i cilësoi si “shantazhues” dhe “bojkotues”, duke theksuar se qytetarët duhet t’i largojnë nga skena politike përmes votës së lirë.
“Kosova është më e madhe se secili individ në emër të të cilëve ca rrahagjokës paralajmërojnë kalljen e republikës”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka bërë thirrje që fokusi të jetë në krijimin e institucioneve stabile, duke vlerësuar se kjo është rruga e duhur për vendin.




