Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor për 24 orët e fundit, ku evidentohen aksidentet në trafik, gjobat e shqiptuara dhe veprimet policore.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 35 aksidente me persona të lënduar dhe 54 aksidente me dëme materiale, duke e çuar numrin total të aksidenteve në 89.
Në kuadër të kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,968 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.




