Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Vendimi vjen pas aktit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili miratoi lirimin e tyre nga detyra, duke përmbyllur kështu një proces të zgjatur disa-vjeçar.
Haxhiu ka deklaruar se ky veprim është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke theksuar se funksionimi i shtetit bazohet në rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.
“Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, ka thënë Haxhiu.




