Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të thirret Kuvendi i Kosovës, duke kritikuar zvarritjen e funksionalizimit të institucioneve.
Ai ka thënë se situata aktuale është e dëmshme dhe e pakuptimtë, ndërsa ka vlerësuar se qytetarët kanë votuar me dinjitet, por sipas tij, institucionet po mbahen peng për shkak të kalkulimeve politike.
“Institucionet duhet të funksionojnë pavarësisht matematikave tuaja të partisë”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, Kosova nuk ka kohë të mbetet pa institucione, ndërsa ka kritikuar qasjen e pushtetarëve ndaj kësaj situate.




