Një person i privuar nga liria është larguar gjatë kohës kur ishte dërguar për trajtim mjekësor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 11:37.
Personi, një shtetas kosovar që mbahej në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim shëndetësor, por gjatë kësaj kohe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




