Rreth 40 mijë hektarë pyje dhe bimësi janë djegur në Francë që nga fillimi i vitit 2026, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
Sipas tij, 111 persona janë arrestuar në lidhje me zjarret, ndërsa shumica e rasteve dyshohet se janë shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.
Qindra zjarrfikës po luftojnë flakët në rajonet jugore të vendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku nga zjarret mbetet i lartë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës./Sinjali/




