Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb.
Vendimi vjen pas miratimit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa bëhet fjalë për prokurorë të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili e ka komentuar vendimin duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe shprehje vulgare.
Reagimi i tij është bërë publik në rrjetet sociale, ndërsa vendimi për lirimin e prokurorëve vjen si pjesë e një procesi të nisur pas dorëheqjeve të tyre.




