IKShPK ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 20 korrik 2026, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 69 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 21 raste, pasuar nga Ferizaj dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Instituti ka apeluar te prindërit që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke theksuar se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit.




