Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas Policisë, i dyshuari gjatë ndërhyrjes ka përdorur sprej ndaj dy zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht. Si pasojë, të dy policët dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika. Pas verifikimit të identitetit, është konstatuar se personi ishte në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra të ndryshme penale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar, ndërsa pas procedurave do të dërgohet për vuajtje të dënimit prej gjashtë vitesh.




