Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se situata pas stuhisë është qetësuar, ndërsa ekipet komunale po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve.
Ai tha se nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha, sidomos në objektet shkollore dhe bujqësi.
Sipas vlerësimeve paraprake, dëmet në territorin e Suharekës tejkalojnë 1 milion euro, ndërsa komuna ka formuar komisione për evidentimin e tyre dhe përgatitjen e kërkesave për kompensim.




