Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka publikuar një fotografi të ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden me Hashim Thaçin, duke rikujtuar një moment para shpalljes së opinionit të GJND-së në vitin 2010.
“Një ditë para shpalljes së vendimit të GJND-së, më 21 korrik 2010: Zëvendëspresidenti Biden ia dha Babit titullin më të nderuar: George Washingtoni i Kosovës. Krenari pafund!”, ka shkruar Endrit Thaçi.




