Mbi 30 persona kanë pësuar lëndime në Shkup pas stuhisë së fuqishme që goditi pjesë të Maqedonisë së Veriut.
Lëndimet kryesisht janë shkaktuar nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erërave të forta. Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë trajtuar 11 persona, ndërsa shumica kanë pasur prerje dhe mavijosje.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se tre persona kanë pasur lëndime më serioze, ndërsa gjendja e tyre është stabile. Stuhia ka shkaktuar edhe dëme në disa objekte shëndetësore, të cilat sipas institucioneve janë duke u sanuar.




