Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Diplomimi u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes institucioneve të mbrojtjes së Kosovës dhe Shqipërisë, ku kandidatët e FSK-së ndoqën Kursin Përgatitor për Oficer, i cili nisi në tetor të vitit 2025.
Ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës 2026 u mbajt në prani të drejtuesve të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga të dyja vendet.
Kjo arritje vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe në zhvillimin profesional të kuadrove të rinj të FSK-së, të trajnuar sipas standardeve të NATO-s.




