Karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet në Gjakovë me qëllim ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil.
Sipas KFOR-it, këto patrullime kontribuojnë në praninë e dukshme dhe fleksibile të misionit në terren, si dhe ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për situatën e sigurisë në Kosovë.
Aktivitetet e tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.




