Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar gjendjen në pikat kufitare, ku fluksi më i madh është regjistruar në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë.
Në Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë zgjasin deri në 60 minuta, me kolonë rreth 1 kilometër. Edhe në Dheu i Bardhë pritjet në hyrje arrijnë deri në 60 minuta, ndërsa në dalje rreth 25 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 2 deri në 15 minuta.




