Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe këtë vit është vazhduar mbështetja financiare për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor.
Sipas vendimit të ri, mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik do të përfitojnë shtesë prej 150 euro në muaj.
Kjo masë synon forcimin e sektorit publik shëndetësor dhe vlerësimin e angazhimit të profesionistëve shëndetësorë që kontribuojnë në institucionet publike. Ministria ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e mjekëve.




