Federata e Futbollit e Kosovës ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në ditën e lindjes së tij.
FFK ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit si futbollist dhe si udhëheqës, duke theksuar rolin e tij në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Sipas FFK-së, Vokrri la pas një trashëgimi të madhe, jo vetëm përmes arritjeve sportive, por edhe përmes përkushtimit të tij për ta ngritur emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Emri i tij vazhdon të jetë simbol i krenarisë dhe frymëzim për brezat e rinj të futbollistëve. Stadiumi i kryeqytetit mban emrin e tij si nderim për figurën dhe veprën e tij.




