Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Shaban Manajn në 26-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së tij.
Osmani ka vlerësuar figurën e Manajt si atdhetar, avokat dhe veprimtar të çështjes kombëtare, duke theksuar kontributin e tij në shërbim të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe idealeve të lirisë e demokracisë.
Ajo ka thënë se vepra dhe sakrifica e Shaban Manajt mbeten pjesë e kujtesës historike të vendit dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
Osmani ka theksuar gjithashtu se angazhimi për zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës mbetet përgjegjësi e vazhdueshme e institucioneve të Kosovës.




