Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po shkaktojnë dëme të mëdha për bizneset, duke ndikuar në prodhim, furnizim dhe klimën për investime.
Sipas tij, ndërprerja e energjisë gjatë procesit të punës mund të shkaktojë dëmtim të lëndës së parë, humbje financiare dhe vonesa në dërgesat ndaj klientëve.
Rafuna ka kërkuar që bizneset të njoftohen të paktën 24 orë më herët për ndërprerjet e planifikuara, në mënyrë që të organizojnë procesin e prodhimit dhe të shmangin humbjet./EO/




