Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, një ditë para skadimit të afatit kushtetues.
Përmes një letre zyrtare, Haxhiu e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar, Ardian Gola, për vendimin, duke i kërkuar që ai ta përcjellë njoftimin edhe te Kryesia e legjislaturës së kaluar.
Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, me konstituimin e Kuvendit fillon të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Nëse brenda kësaj periudhe nuk zgjidhet presidenti, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.




